Kthehu lart

A e ofendoi Rama- Sali Berishën, kryeministri "habit" me përgjigjen

A e ofendoi Rama- Sali Berishën, kryeministri "habit" me përgjigjen GazetaExpress

Në lidhje me zhvillimet e sotme në sallën plenare foli edhe kryeministri Edi Raman.

Në një prononcim për mediat Rama u shpreh se ka marrë fund koha kur opozita fliste në parlament sa herë që dëshironte duke thyer rregullat.

I pyetur nëse e ka ofenduar Sali Berishën nëpër dhëmbë gjatë seancës Rama u përgjigj:

Të merremi me anën serioze të gjërave.

Sipas tij parlamenti si klub të dehurish ka marrë fund më 25 qershor, ndërsa i bëri thirrje opozitës që ta përdorë parlamentin për axhendën e vet dhe jo si alibi.

“Të merremi me anën serioze të çështjes, jemi në një pozitë të vështirë, nuk po ja dalim dot që opozita të bindet që parlamenti në një klub të dehurish siç ka qenë ka vdekur në 25 qershor

Ky i riu funksionon në bazë të rregullave të shkruar bashkarisht.

Nuk ka më parlament meihane, ku flitej në hava, jashtë çdo lloj norme.

Opozita të mos kërkojë shkeljen e rregullores përmes lirisë, për të çuar përpara axhendën e vet

Keqardhje kur e përdorin lirinë për tu ankuar dhe jo për axhendën e tyre”, tha Rama.

Ndër të tjera Rama e pranoi deri diku se edhe mund të ketë ofenduar nëpër dhëmbë ish- kryeministrin Berisha, por sipas tij kjo nuk është arsye për të ndërprerë seancën.

“Nuk kam pasur në asnjë moment as nervozizmin më të vogël

Nëse në një moment më ka dalë nga shpirti një shprehje nëpër dhëmbë siç thoni ju atëherë kjo nuk është një arsye për të ndërprerë parlamenti”, tha Rama.

Gazeta Express

    Data: 12 Tetor 2017 17:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera