Kthehu lart

A e minon Tahiri qeverinë? Fuga: ‘Katrahurë’ që nuk kontrollohet

A e minon Tahiri qeverinë? Fuga: ‘Katrahurë’ që nuk kontrollohet GazetaExpress

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ të Denis Mingës në Report Tv, akademiku Artan Fuga u shpreh se çështja e Habiljave ku është i akuzuar nga prokuroria shqiptare edhe Saimir Tahiri është një dosje që mund të minojë qeverinë.

Denis Minga: Saimir Tahiri është larguar sot drejt Gjermanisë, kjo është një çështje që mund ta minojë qeverinë?

Artan Fuga: Natyrisht që mund ta minojë, kjo mund të ndryshojë trendin. Do të kemi të reja nga hetimi i grupeve që janë tashmë në Itali. Drejtësinë e ka në dorë drejtësia italiane. Në kushtet aktuale dosja është në duart e drejtësisë Italiane dhe kam besim te drejtësia italiane. Kjo është një nga dosjet që unë i quaj ‘katrahura’ që nuk mund të kontrollohen. 

    Data: 17 Nentor 2017 23:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera