Kthehu lart

70 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

70 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali GazetaExpress

Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një shqiptari, i cili është kapur me drogë.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, 38-vjeçari u arrestua pasi në automjetin e tij të tipit 'Renault Koleos' u sekuestruan rreth 70 kg marijuanë.

Lëndë narkotike ishte paketuar në 4 thasë, dhe nëse do të shitej në doza të vogla vlerësohet se do të gjeneronte 350 mijë euro.

Arrestimi i tij erdhi pas informacioneve që kishte siguruar policia italiane, se një ditë më parë shqiptari kishte udhëtuar drejt jugut të Italisë, me qëllim trafikimin e një sasi të madhe droge. 

/GazetaExpress/

    Data: 13 Janar 2018 17:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera