Kthehu lart

“4 familjet e krimit” Topi: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë, kanë lidhje me politikën

“4 familjet e krimit” Topi: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë, kanë lidhje me politikën GazetaExpress

Në cilësinë e ish-Presidentit të Republikës, Bamir Topi thotë se deklaratat e Lu për kriminalitetin më së pari duhet të alarmonin politikën dhe më pas Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora Neës, Topi tha se klanet nuk mund të ekzistojnë jashtë lidhjeve me politikën.

Topi: Është në vullnetin e Presidentit por para se të mblidhet Këshilli i Sigurisë duhet të mblidhet politika. Nëse bëhet fjalë për klane ato nuk ekzistojnë jashtë lidhjeve me politikën.Sot nëse ti je i lirë të veprosh dhe ke terren për të ndërtuar një rrjet kriminal kjo bëhet nën hundën e institucioneve, atyre që kanë detyrë të mbrojnë dhe ruajën rendin kushtetues. Jemi 2.5 milion njerëz se të tjerët po ikin. Nëse nuk kontrollon kaq njerëz që janë sa një rrugicë e Pekinit atëherë për çfarë je ti?Lidhjet nuk janë më lidhje të gjata por janë lidhje të shkurta. Kurajo duhet të jetë shumë e madhe që të vazhdojnë dhe japin këtë lloj situate në Shqipëri.

Topi ka bindjen se reforma në drejtësi do të bëhet.

Topi: Reforma në drejtësi do të bëhet sepse shoh interesin e partnerëve strategjikë. Mund të vonojë për intersa të caktuara por nuk ka shans të mos bëhet. Është një reformë shumë e rëndësishme që duhet të shkojë paralelisht me reforma të tjera. Nuk ka asnjë lloj shansi për tu penguar si reformë.

Tensionet në Kuvend

25 vjet këtë klimë kemi, është një sëmundje që është futur në një shtrat kronik. Nëse kishim pritur që gjërat të shkonin mirë po shohim që edhe formatimi dhe funksionimi i parlamentit po shkon më keq. Nga mazhoraca një lloj formati arrogant.Politikanët kur janë të fortë numerikisht janë arrogant, kur fillojnë dhe bien bëjnë tjetër gjë. Shoh një opozitë që është totalisht destrukturuar. Gjëja që duhej shfrytëzuar në favor të opozitës po kthehet në disfavor. Duke dashur të krijojë tensione.

Reforma zgjedhore

Kjo politikë jo vetëm ka shkatërruar sistemin zgjedhor, por nuk kam më besim.Kanë pasur shansin për ta realizuar. Problemin nuk e kam tek e djathta që nuk funksionon e kam në nevojën që ka vendi të ketë dhe të majtë, dhe të djathtë dhe të qendrës. Kanë zhdukur skemën klasike politike dhe janë dy individë që bëjnë listat, organizojnë grupet parlamentare, bëjnë të gjithë rrëmujat e mundshme, diskutojnë gjërat sipërfaqësore nuk diskutojnë situatën e ekonomisë, krimit në Shqipëri, historinë e kanabisit. Kur e duan e përdorin kur nuk e duan se përdorin. Nuk e kam me mazhorancën sot, ka njëmijë pika të dobët për tu kritikuar por e kam me mungesën e plotë të opozitës në Shqipëri, nuk ka opozitë.

Marrëveshja Rama-Basha

Nuk ka pasur marrëveshje Rama Basha, ka pasur inerci të marrëveshjes Rama-Berisha të prillit 2008 që shkatërroi bazat e demokracisë në Shqipëri dhe futi partitë politike nën diktatin absolut të liderve të partive poltike që bëjnë rregullin, i kanë kthyer partitë në kazerma, bëjnë listat, vendosin njerëz preferenciale dhe kanë përjashtuar nga parlamenti elitën politike.Prandaj Kuvendi është në këtë gjendje, tentojnë ta dekriminalizojnë por nuk është elita intelektuale politike ajo që përfaqësohet sot në parlament./Oranews

    Data: 12 Tetor 2017 22:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera