Kthehu lart

39 personave iu refuzua dalja nga Shqipëria, 5 të tjerë përfunduan në pranga gjatë muajit gusht (Video)

39 personave iu refuzua dalja nga Shqipëria, 5 të tjerë përfunduan në pranga gjatë muajit gusht (Video) GazetaExpress

Komisariati Policisë Kufitare Rinas ka bërë bilancin per muajin gusht në lidhje me fluksin e shqiptarëve dhe shtetasve të huajë qe kanë hyrë dhe kanë dalë nga vendi ynë gjatë muajit gusht.

Puna e uniformave blu eshte fokusuar edhe në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ku ka patur refuzime te shqiptareve qe kane kerkuar te dalin jashte kufirit apo dhe arrestime per falsifikime te dokumenteve. 

Gjatë muajit Gusht kanë kanë hyrë në Shqipëri 27.345 shtetas shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj. Kanë dalë 20332 shtetas shqiptarë si dhe 26886 shtetas të huaj.

Gjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, ku numri arrin deri në 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Aktualisht në Rinas po punohet me 9 sportele në hyrje dhe 8 në dalje.

Gjatë këtyre ditëve nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për  veprën penale  "Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave".

Janë kapur 6 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, gjatë kësaj periudhe u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë:

-39 shtetas të refuzuar bazuar në masat shtesë të përcaktuara në urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, urdhër i dalë në fillim të muajit Gusht.

Policia Kufitare e Rinasit është e angazhuar maksimalisht për t'u ofruar një shërbim sa më cilësor të gjithë shtetasve që hyjnë dhe dalin nëpërmjet aeroportit, si dhe e vendosur për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë.

/Gazeta Express/


Rinas by gazetaexpress-shqiperi

    Data: 13 Gusht 2017 13:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera