Kthehu lart

37-vjeçari nga Berati dhunon vjehrrin, vjehrrën dhe bashkëshorten, e arreston policia

37-vjeçari nga Berati dhunon vjehrrin, vjehrrën dhe bashkëshorten, e arreston policia GazetaExpress

Policia e Beratit bën me dije se ka vënë në pranga ditën e djeshme një 37-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Viorgjent Papajani, 37 vjeç, u arrestua pasi ka goditur vjehrrin dhe vjehrrën e tij, K.H, 58 vjeç, dhe M.H 56 vjeçe, të dy banues në Berat. 

Viorgjent Papajani në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhe dhune fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes E.P 33 vjeçe, banuese në Berat, ndaj të cilës u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Data: 14 Shtator 2017 12:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera