Kthehu lart

Zoran Zaev pjesëmarrës në “Samitin 100 – Biznes liderët e EJL-së”

Zoran Zaev pjesëmarrës në “Samitin 100 – Biznes liderët e EJL-së” GazetaExpress

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, do të marrë pjesë në ngjarjen rajonale “Samiti 100 – Biznes liderët e Evropës Juglindore”, që prej më 16 deri më 17 tetor, do të mbahet në Shkup, transmeton Express.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Zaev është ftuar të marrë pjesë me fjalimin e tij në panel debatin plenar me titull “Marrëveshje e re për kohën e re, ose, nëse rajoni është i gatshëm për garë në skenën globale”, në të cilën do të debatohen edhe temat e energjisë, ekonomitë e bazuara në njohuri, për brendimin, për ekonominë digjitale dhe për strategjitë për lidhshmërinë e rajonit dhe për nismat e përbashkëta në sferën e turizmit. 

Pjesëmarrje në këtë debat plenar, që do të mbahet më 17 tetor, konfirmuan edhe kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq. Fjalim të veçantë në këtë ngjarje të rëndësishme rajonale do të ketë edhe eurokomisarja e Transportit, Violeta Bulc. Pjesëmarrje në samitin e sivjetmë “Samiti 100 i biznes liderëve të Evropës Juglindore”, do të ketë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Koço Angjushev, i cili do të mbajë fjalim në panel “E-Koncepti për përshpejtimin e zmadhimit të rritjes me lidhshmëri”. 

Në hapjen e Samitit 100 në Shkup, mysafirëve të rajonit dhe Evropës, do t’u drejtohet Zhivko Mukaetov, drejtor i “Alkaloidit” dhe kryetar i Bordit të Samitit 100 – Biznes liderët e Evropës Juglindore, së bashku me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si mysafir special i ngjarjes. “Samiti 100 – Biznes liderët e Evropës Juglindore” mbahet për të gjashtën herë dhe është ngjarja e vetme e këtij formati në rajon./Express/

    Data: 13 Tetor 2017 11:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera