Kthehu lart

Zjarri kaplon fshatin Kondovë të Shkupit, fillon evakuimi i banorëve (Foto)

Zjarri kaplon fshatin Kondovë të Shkupit, fillon evakuimi i banorëve (Foto) GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 00:19

Një zjarr i madh ka shpërthyer në malin mbi fshatin Kondovë të Shkupit.

Në këtë hapësirë ka pasur vatra zjarri edhe gjatë ditëve të kaluara, por u rindez sot në orët e mbrëmjes pasi nisi të fryjë era.

Zjarri është aktiv ende edhe pse tashmë janë ulur temperaturat ndërsa ka vranësira dhe mundësi për reshje shiu.

Zjarri për momentin është lokalizuar në afërsi të xhamisë së këtij fshati ku ka numër të madh të shtëpive ndërsa banorët vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre./Gazeta Express/

    Data: 13 Gusht 2017 00:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera