Kthehu lart

Zhbogar për zgjedhjet: Mundësi e mirë për zhvillimin e komunave

Zhbogar për zgjedhjet: Mundësi e mirë për zhvillimin e komunave GazetaExpress

Zgjedhjet lokale më 15 tetor janë mundësi që ju qytetarët t’i shprehni pikëpamjet tuaja për drejtimin në të cilin komunat tuaja duhet të lëvizin në të ardhmen, tha shefi i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar në video porosinë drejtuar përmes llogarisë së tij të twiterit në prag të mbajtjes së zgjedhjeve.

“U bëjmë thirrje liderëve politik dhe anëtarëve të partive t’i zbatojnë zgjedhjet pa frikësim dhe dhunë. Përkujtojmë rëndësinë të bëhet ndarje e qartë mes aktiviteteve shtetërore dhe partiake, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Ne vlerësojmë se institucionet shtetërore siç është policia, institucionet e pavarura si KSHZ-ja, si dhe shoqëria civile ta përmbushin pjesën e tyre të përgjegjësisë për mbajtje të zgjedhjeve demokratike, të lira dhe korrekte”, thotë euroambasadori Zhbogar.

Ai, njëherit, shton se çdo votë është e rëndësishme.
“Dhe në fund çdo votë është e rëndësishme. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre demokratike të votës dhe në këtë mënyrë ta formojnë ardhmërinë e shoqërive të tyre”, thotë euroambasadori Samuel Zbogar./Gazeta Express/

    Data: 13 Tetor 2017 09:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera