Kthehu lart

Zaev realizon takim me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov

Zaev realizon takim me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov GazetaExpress

Kryeministri Zoran Zaev ka realizuar një takim me kryeministrin bullgar Bojko Borisov, në margjinat e samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor i cili po i zhvillon punimet në Sofje.

“Jam mirënjohës për pritjen e këndshme nga kryeministri bullgar, Bojko Borisov. Sot po marr pjesë në punën e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili zhvillohet në Sofje. Republika e Bullgarisë mban presidencën e Këshillit Europian në gjysmën e parë të këtij viti dhe pret krerët e shteteve dhe qeverive të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Zaev, në profilin e tij në Facebook.

Kreu i ekzekutivit ka njoftuar se do të ketë takime dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e Holandës, Austrisë e Suedisë. /Express/

    Data: 17 Maj 2018 14:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera