Kthehu lart

Zaev: Janë zgjidhur tre pozicione në bisedimet për emrin

Zaev: Janë zgjidhur tre pozicione në bisedimet për emrin GazetaExpress

Dinjiteti dhe identiteti janë shumë të rëndësishëm në negociatat me Greqinë, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev. Ai nuk ka shpalosur detaje rreth takimit të mbrëmshëm.

“Ndërmjetësuesi Nimic e udhëheq procesin, ai i njeh thelbësisht çështjet që mund të kalojnë, ato që nuk mund të kalojnë tek njëra palë dhe tek tjetra. Është e rëndësishmë që të ndërtohet besimi mes dy palëve në funksion të zgjidhjes së kontestit. Nëse nisemin nga disa shtatë pozicione të cilat ishin pika fillestare në negociata, e di se tash më është janë ulur në katër pozicione, tre janë larguar. Unë besoj se me politikën e Qeverisë së re shumë shpejtë do të mund të shmangen edhe pozicionet tjera”, ka deklaruar Zaev.

Ai ka theksuar se Maqedonia dëshiron zgjidhje, ndërsa Qeveria bën gjithçka që të ndërtoj konsensus të brendshëm në shtet, në funksion të gjetjes së zgjidhjes përfundimtare./Gazeta Express/

    Data: 14 Shkurt 2018 15:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera