Kthehu lart

Zaev: Duhet të kthehemi në parimet bazë mbi të cilat u arrit Marrëveshja e Ohrit (VIDEO)

Zaev: Duhet të kthehemi në parimet bazë mbi të cilat u arrit Marrëveshja e Ohrit (VIDEO) GazetaExpress

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev në një intervistë me rastin e 16-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, thotë se Marrëveshja Kornizë duhet të mbetet një nga vizionet për një të ardhme të përbashkët për të gjithë. Kjo, për shkak se, në momentin kur e shënojmë 16-vjetorin e nënshkrimit të këtij dokumenti, për të cilin të gjithë u morën vesh, “duhet të kthehemi në parimet bazë mbi të cilat është arritur vetë marrëveshja”.

“Asnjëherë s’duhet ta zhvendosim fokusin se Marrëveshja e Ohrit ishte e konstruktuar mbi disa shtylla të rëndësishme – pajtimi ndërnacional, uniteti i shtetit, zgjidhja e problemeve etnike duke përdorur mjete paqësore, përfaqësim adekuat i grupeve etnike në institucionet dhe konsensus gjatë vendimmarrjes për çështjet të cilat prekin identitetin nacional, kulturor dhe fetar të bashkësive etnike”, thotë Zaevi në intervistën ekskluzive për medial.mk, të cilën Gazeta Express e përcjell në vazhdim.

    Data: 13 Gusht 2017 16:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera