Kthehu lart

VMRO-së: “Ligji i gjuhëve sillet ditën kur filloi konflikti i 2001-shit”

VMRO-së: “Ligji i gjuhëve sillet ditën kur filloi konflikti i 2001-shit” GazetaExpress

Pikërisht dita kur filloi konflikti në Tetovë, e ajo është dita, ku në seancë parlamentare vendoset në rend dite ky ligj jokushtetues, i pazbatueshëm për përdorimin e gjuhëve.

Këtë e theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, duke apeluar nga Strumica për mirëkuptim, për të pasur ndjenja sepse në këtë shtet ka shumë komunitete etnike për të pasur bashkëjetesë, të respektohen fqinjët, por siç tha dikush tjetër ka synim krejt ndryshe.

“Kemi një pasqyrë të përgjithshme e cila është me të vërtetë në kundërshtim me tërë atë që është premtuar me të a.q. programi ‘Për jetë në Maqedoni’. Kemi situata katastrofike në plane tjera. Pensionistëve u premtuan “fusha e male” të cilat për fat të keq edhe ajo që ju takon me ligj nuk arrijnë ta marrin”, ka thënë Mickovski.

    Data: 14 Mars 2018 10:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera