Kthehu lart

VMRO-ja kundërshton rrënimin e përmendoreve të Projektit “Shkupi 2014”

VMRO-ja kundërshton rrënimin e përmendoreve të Projektit “Shkupi 2014” GazetaExpress

VMRO-DPMNE-ja kritikon politikat e qeverisë së Zoran Zaevit për ndalimin e punës dhe prishjen e projektit “Shkupi 2014”. Sipas tyre, LSDM po shkatërron figurat që përfaqësojnë etnitete të ndryshme, siç është ajo e Nënë Terezës. VMRO-DPMNE-ja thotë se me rikthimin e tyre në Qeveri, do të rindërtojnë atë që tani po i shkatërron LSDM-ja e Zoran Zaevit.

Kjo është shenjë se Qeveria zhytet në mungesë të ideve ndërsa Maqedoninë e fut në një krizë ende më të thellë. Në rrethana të këtilla, është e pritshme që Qeveria e paaftë e Zaevit nuk po mundohet që t’i zgjidh problemet e vërteta por po merret me dekonstruktim e objekteve tanimë të ndërtuara dhe me pengim e ndërtimit të përmendores së Nënë Terezës e cila është krenari edhe e shqiptarëve edhe e maqedonasve thuhet ne komunikatën e VMRO. Gjithçka që Qeveria e paditur e LSD-së do të rrënojë në këtë periudhë, VMRO-DPMNE do e rindërtojë me rikthimin në Qeveri –  thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. Grupi i punës për detektimin e pasojave nga ”Shkupi 2014” në kuadër të Ministrisë së Kulturës, po punon në përfundimin e elaborateve për të gjitha përmendoret e këtij projekti, të cilat më vonë do të dërgohen për shqyrtim në seancë qeveritare. Koordinatori i këtij grupi Mirosllav Gërçev thotë se deri tani në Ministrinë e Kulturës i kanë dorëzuar elaboratet për “Aleaksandrin”, “Qoseton” dhe përmendoren në ndërtim e sipër të “Nënë Terezës” ndërsa thotë se së shpejti pritet që t’i përfundojnë elaboratet edhe për përmendoret tjera. Ai insiston në paligjshmërinë e vendosjes së shumicës së përmendoreve, të parapara në projektin “Shkupi 2014”.

    Data: 14 Nentor 2017 16:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera