Kthehu lart

VMRO-DPMNE: 770 milion denarë nga Buxheti vetëm për luks

VMRO-DPMNE: 770 milion denarë nga Buxheti vetëm për luks GazetaExpress

LSD-ja në vend që të shkurtojë siç thonë edhe vetë ata, nga shpenzimet joproduktive, ata po i dublojnë ato në krahasim me vitin e kaluar. LSD-ja vitin e ardhshëm për luks personal të funksionarëve të saj, në Buxhetin e ri, vetëm për udhëtime dhe mëditje ka parashikuar shpenzimin e 770 milion denarë ose 12.5 milion euro. Kjo është dy herë më shumë se sa ajo që ishte parashikuar në buxhetin e vitit të kaluar, kur për këtëqëllim janë harxhuar rreth 7 milionë euro, ka thënë Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE në konferencën e sotme për shtyp.

"Në fushatën zgjedhore ata njoftuan reduktim të kostove joproduktive, kështu që ata e kishin parë që kto harxhime nga ana e VMRO-DPMNE-së ishin reduktuar në minimum dhe vendosën tani që t'i rritin kostot për luksin e tyre personal. LSD-ja në vend që të investojë në sektorët e vërtetë ku është e nevojshme, si në arsim dhe në  shëndetësi, ata vendosën të përdorin 12.5 milionë euro për luks personal të partisë në pushtet", ka thënë Kostovski dhe duke shtuar:

"Derisa ata po i mësojnë qytetarët që të shkojnë në punë me autobus dhe biçikletë, LSD-ja po harxhon 12,5 milion euro në vit për shpenzime të përditshme dhe për udhëtime. Qytetarët më në fund po e shohin se LSD-ja dhe Zaevi i manipuluan ata. E dukshme është se nuk ka para për ekzistencën e mbi 120 familjeve në 'Kolska' dhe mbi 280 të punësuarit në 'Eurokompozit' të cilët janë në prag të mbijetesës, por ka para për luks personal të zyrtarëve të LSD-së. Kjo është mënyra që LSD-ja është  mësuar që të qeveris, me jetë luksi nga paratë e derdhura të popullit", ka përfunduar  Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE në konferencën e sotme për shtyp.

    Data: 14 Nentor 2017 20:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera