Kthehu lart

VMRO: Angjushev heshtë për borxhin dhe privilegjet

VMRO: Angjushev heshtë për borxhin dhe privilegjet GazetaExpress

VMRO DPMNE-ja kërkoi përgjigje nga zv/kryeministri, Koço Angjushev nëse borxhet, që ai i ka në shumë prej 26 milionë euro, që u publikuan javën e kaluar në seancën për mocionin e Qeverisë, janë arsyeja për përfshirjen e tij aktive në politikë dhe nëse ai e ka shfrytëzuar postin për fitimin e tenderëve dhe privilegjeve shtetërore.

Opozita bëri të ditur se qëkur Angjushevi është në Qeveri, ndërmarrja e tij “Feroinvest” fitoi tender prej 2,6 milionë euro nga ndërmarrja shtetërore ELEM dhe se ekskluzivisht vetëm për nevojat e ndërmarrjes së tij Brako, u anulua dogana për akumulatorë litium-jonik.

    Data: 16 Prill 2018 19:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera