Kthehu lart

Uniteti-RDK mban tubim me qytetarët e Dibrës

Uniteti-RDK mban tubim me qytetarët e Dibrës GazetaExpress

Koalicioni UNITETI-RDK (Aleanca për Shqiptarët) mbrëmë në sheshin Skenderbeu në Dibër mbajti tubim parazgjedhor, transmeton Express.

Në prani të mijëra përkrahësve, kandidati për Kryetar të komunës, Shkëlqim Xhafa, shpalosi Platformën zgjedhore duke elaboruar para bashkëqytetarëve të tij se si planifikon ai dhe ekipi i tij të zgjidhë problemet e këtij qyteti nëse ata përkrahin të njejtin. Xhafa ofroi zgjidhje për problemet infrastrukturore, sociale, ekologjike, për problemet e bujqëve, të rinisë e tjerë.

Në tubim u prezentuan edhe kandidatët pët këshilltarë në Këshillin komunal të Dibrës, ndërsa në emrin e tyre fjalë rasti kishte bartësja e listës, mjekësha Munire Dumani, e cila u premtoi dibranëve kthimin e dinjitet të qytetarëve si dhe angazhim maksimal që bashkarisht të zgjidhen problemet lokale nga e kaluara.

Në tubim ishte i pranishëm edhe bashkëkryetari i koalicioit “Aleanca për Shqiptarët”, njëherit kryetar i partisë UNITETI, Gjen.Gëzim Ostreni, i cili pasi përshëndeti të pranishmit që ishin në numër të madh, paraqiti vështrimin e tij për situatën aktuale politike në vend në vigjilje të zgjedhjeve lokale, me akcent në raportet ndër partitë politike shqiptare në vend./Express/

    Data: 13 Tetor 2017 10:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera