Kthehu lart

Trajanovski: Mbështetja për mua dhe listën e këshilltarëve është mbështetje për një Shkup më të zhvilluar

Trajanovski: Mbështetja për mua dhe listën e këshilltarëve është mbështetje për një Shkup më të zhvilluar GazetaExpress

Qytetarëve të Shkupit u premtoj punë dhe vetëm punë dhe vlerësoj se në bazë të asaj që kemi bërë më parë dhe në bazë të premtimi se do të fitoj mandatin e tretë më mirë do mund ta udhëheq Shkupin, deklaroi në pres konferencën e sotme kandidati për kryetar të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Koce Trajanovski.

Për katër vitet e ardhshme premtoj një qytet shumë më të bukur, me hapësira të gjelbra, parkingje të reja, transport modern ekologjik, gjimnaz të ri në Aerodrom, investime për të rinjtë në sport , kulture dhe aktivitete tjera tha Trajanovski. Sipas tij, mbështetja duhet të jetë edhe për listën e këshilltarëve të qytetit të Shkupit,  dhe koalicionin  “për Maqedoni më të mirë” sepse për të funksionuar mirë qyteti dhe për tu realizuar projektet e premtuara na duhet edhe një shumicë e fuqishme në këshillin e qytetit. Gjatë 20 ditëve të shkuara qytetarëve u kam prezantuar programin dhe vizionin se në cilin drejtim duhet të shkojë zhvillimi i Shkupit theksoi Koce Trajanovski, kandidat i VMRO-DPMNE për qytetin e Shkupit. 

    Data: 13 Tetor 2017 13:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera