Kthehu lart

Mihajllovski, Trajanovski, Gjorçev… këto janë disa nga anëtarët e ri të Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së

Mihajllovski, Trajanovski, Gjorçev… këto janë disa nga anëtarët e ri të Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së GazetaExpress

Aktori Toni Mihajllovski, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetarja e Lidhjes së gruas, Daniela Rangellova, dhe kryetari i Forumit të rinjve Vlladimi Neloski janë në mesin e emrave më të njohshëm në Komitetin e ri Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

Mickoski ashtu edhe siç pritej ka propozuar më tepër kuadro të ri si pjesë e planit të ri për modernizimin e partisë, ndërsa nga udhëheqësia e re ka larguar Antonio Milloshovskin dhe Ilija Dimovskin, të cilët ishin nënshkrues në letrën ku kritikohej përzgjedhja e kryetarit të ri të partisë.

Në përbërjen e re të Komitetit ekzekutiv ka hyrë edhe Kostadin Bogdanov, i cili ishte njëri nga ata që kërkonte reforma në VMRO-DPMNE.

    Data: 12 Janar 2018 20:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera