Kthehu lart

"Thjerrza e Gjelbërt" ngre padi kundër gjykatësve në rastet e PSP-së

"Thjerrza e Gjelbërt" ngre padi kundër gjykatësve në rastet e PSP-së GazetaExpress

Ende nuk dihet se ku gjenden ish drejtori i drejtorisë së 5 Goran Grujevski dhe i punësuari tjetër Nikolla Boshkovski, ndaj të cilëve është në fuqi masa e paraburgimit për rastin "Tvrdina"dhe "Target".

Ata janë në arrati që nga 26 korriku, kur Gjykata e Lartë rikonfirmoi vendimin e Apelit për paraburgimin e tyre 30 ditor, të kërkuar nga PSP-ja.  Që nga kjo kohë, marrëdhënia e tyre e punës është ngrirë.

Organizata “Thjerrza e Gjelbër” ka ngritur procedurë për përgjegjësi ndaj dhjetë gjykatësve të përfshirë në vendimmarrje në rastin “Fortesa”, që rezultoi me arratisjen e Grujevskit dhe Boshkovskit. Përgjegjësi kërkohet për gjykatësit  Lenka Davitkovska, Tatjana Mihajllova, Diana Gruevska, Liljana Shapova, Safet Kadriu, Cvetanka Periq, Jovo Vangellovski, Faik Arsllani, Risto Katavenovski dhe Xhemail Saiti.
“Katastrofa në gjyqësi vazhdon. Gjykata themelore, e cila pa asnjë problem çdo ditë jep vendime paraburgimi të arsyetuara me fraza  pa asnjë përmbajtje, papritmas fillon të shkelë ligjin e të mos japë masë paraburgimi. Për vendimin joligjor të Gjykatës Themelore, flet edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, që kthehu këtë vendim duke dhënë masën e paraburgimit. Por shkelja e ligjit vazhdon me dhënien e të drejtës për ankesë në gjykatën e lartë, me afat të zgjatur. Në asnjë ligj nuk parashihet e drejta e ankesës kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, aq më tepër për ankesë ndaj një vendimi që zgjat zbatimin e tij. Por ironia nuk përfundon këtu. Gjyjkata e Lartë, në vend që ti hedh poshtë ankesat, vepron sipas të njejtave e në këtë periudhë të dënuarit janë të lirë”, shprehet avokati Bllagoja Jovanov. 
Ndaj dy të akuzuarve ka një fletëarrest ndërkombëtar dhe ata kërkohen nga Interpoli pasi policia nuk arriti ti gjejë. Që të dy janë pa pasaportë , e cila u është marrë nga gjykata.
Ministri Spaspovski mbrëmë potencoi se policia bën përpjekje maksimale që ti gjejë , por hollësi nuk dha për shkak të fshehtësisë së hetimeve .

    Data: 10 Gusht 2017 16:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera