Kthehu lart

“Thesari”, pritet vendimi i ekstradimit nga Supremja greke

“Thesari”, pritet vendimi i ekstradimit nga Supremja greke GazetaExpress

Seanca kryesore për lëndën e PSP-s “Thesari” do të filloj pasi Gjykata Supreme greke do të prononcohet për kërkesën e ekstradimit të Goran Grujevskit.

Këtë vendimi e solli sot Gjykata për lëndën që ka të bëjë me lëndën ku janë keqpërdorur rreth 862 mijë euro për blerjen e pasjeve nga jashtë për nevojat e Drejtorisë së Pestë.

Në rastin”Thesari” të akuzuar janë ish drejtori i DSK-s Sasho Mijallkov, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, ish ndihmës ministri në MPB dhe anëtar në Këshillin Drejtues të Telekomit Nebojsha Stajkoviq dhe ish udhëheqësi i DSK-s Goran Grujevski.

Mijallkov, Jakimovski dhe Stajkoviq sot u paraqitën në gjykatë, edhe pse PSP kërkoi që procedura për Grujevskin të veçohet, Gjykata vendosi që të pritet vendimi i kërkesës për ekstradimin e Grujevskit, të cilën pala greke duhet ta shpall të dielën.

Seanca e radhës u caktua për më 28 qershor ku edhe Gjykata do të vendos nëse procedura për Grujevskin do të veçohet.

    Data: 17 Maj 2018 18:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera