Kthehu lart

Themeluesi i Lëvizjes BESA mysafir në konventën e PDSH-së

Themeluesi i Lëvizjes BESA mysafir në konventën e PDSH-së GazetaExpress

Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit sonte mbajti konventën e partisë në të cilën u prezantuan kandidatët për kryetar komune dhe këshilltarët komunal për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti.

Ndërkohë që në këtë konventë, i pranishëm ka qenë edhe themeluesi i Logos-A dhe i një numri të madh organizatash joqeveritare, Adnan Ismaili i cili llogaritej si një nga themeluesit i Lëvizjes BESA.

Prania e tij në konventën e PDSH-së vjen pas tentativave që dy liderët e PDSH dhe Lëvizjes Besa të bashkëpunojnë në nivel lokal, bashkëpunim ky që sipas tyre nuk u arritë.

Përndryshe Adnan Ismaili edhe deri më tani e ka mohuar lidhshmërinë e tij me cilëndo parti, duke theksuar se nuk është anëtar i asnjë partie. Edhe kjo pjesëmarrje e tij e sontme në konventën promovuese të një partie, si dhe mungesa e tij nëpër ngjarjet e ngjashme të Lëvizjes BESA, vetëm dëshmon pavarësinë e këtij botuesi shqiptar në Maqedoni.

    Data: 19 Shtator 2017 22:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera