Kthehu lart

Themelohet "Fraksioni demokratik i VMRO-së"

Themelohet "Fraksioni demokratik i VMRO-së" GazetaExpress

Pas shumë përpjekjeve për të marrë timonin e partisë, Jove Kekenovski dhe bashkëpunëtorët e tij sot kanë themeluar "Fraksioin demokratik të VMRO-së".

“Në bazë të lirive dhe të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutë, për shkak të realizimit dhe mbrojtjes së lirive personale dhe të drejtave politike, njëkohësisht të inspiruara nga praktikimi i demokracisë partiake të partive evropiane, por njëkohësisht të vetëdijshme për përgjegjësinë që e kemi si persona partiak dhe politik, dhe për shkak të asaj se kemi vetëdije, dije dhe ndjenja të sinqerta ndaj partisë personale po e formojmë Fraksionin e Parë Demokratik të VMRO-DPMNE-së”, thuhet në deklaratë, transmeton Almakos.

Arsyet e formimit të fraksionit qëndrojnë në provimin dhe udhëheqjen e një politike partiake jo parimore, të rrënuar midis realitetit dhe fiksionit, mungesës së idesë dhe improvizimit, mungesës së kapacitetit dhe guximit që të jetë e pavarur kundër presionit të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe një politike midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, e cila fatkeqësisht u shndërrua në një element jo parimor i mbijetesës politike./Gazeta Express/

    Data: 17 Prill 2018 11:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera