Kthehu lart

Thaçi godet rëndë Bilall Kasamin e Lëvizjes Besa

Thaçi godet rëndë Bilall Kasamin e Lëvizjes Besa GazetaExpress

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare – PDSH Menduh Thaçi, në një tubim me qytetarët e Komunës së Tetovës ka pohuar se është gënjeshtër e kulluar se Lëvizja Besa financohet nga Turqia, transmeton Express.

“Sa herë që prodhojnë konkurrent të rrejshëm, siç është konkurrenti tjetër për Tetovën dhe grupi i tij, duke marrë zeqatën dhe sadakat e myslimanëve, dhe duke i keqpërdorë ndihmat humanitare, krijojnë parti politike, për të vetmin qëllim që për ta mbajte në pushtet BDI dhe Ali Ahmetin. Këto njerëz nuk i përkrah Turqia, unë kam relacione të drejtpërdrejta me presidentin dhe me funksionar të tjerë. Por parashtrohet pyetja, se ku shkuan parat e 20 viteve investim të Turqisë, që ju dhanë këtyre njerëzve. Ata të cilët kanë folë në emër të Turqisë, vetëm kanë manipuluar ndihmat që populli turk i ka dhënë për shqiptarët dhe myslimanët”, tha mes tjerash lideri i PDSH Menduh Thaçi, në tubim me tetovarët./Express/

    Data: 13 Tetor 2017 11:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera