Kthehu lart

Thaçi: Ali Ahmeti ka turpëruar veten

Thaçi: Ali Ahmeti ka turpëruar veten GazetaExpress

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), ka mbajtur tubim në lagjen ‘Cetinsk’, gjegjësisht lagjja prej ku vjen edhe kryetari i partisë Menduh Thaçi, transmeton Express.

Të pranishmëve u është drejtuar kryetari Thaçi, ku është shprehur se kryeplaku i politikës shqiptare të Maqedonisë është vetë ai, të tjerët janë të rrejshëm, përveç se të rrejshëm, janë të përkulshëm dhe shumë të dobët.

”Asnjëherë ne nuk kemi përjetuar në Tetovë, që një lider shqiptar si Ali Ahmeti të ngelë i strukur në Reçicë të Vogël, gjersa lideri i partisë maqedone, ia tërhjekë kandidaten zvarrë nëpër shqiptarë, duke apeluar që të votohet kjo kandidate. Poashtu në mënyrë shumë të turpshme për Ali Ahmetin, duke apeluar që të votohet lista e partisë maqedonase. Kjo është gjëja më e rëndë që i ndodh Tetovës prej 27 viteve demokraci”, ka shtuar Thaçi në mes tjerash.

Ai më tej ka theksuar se vota duhet tu jepet njerëzve që i kemi te dera e shtëpisë dhe jo herëdo kurdo kanë nevojë për pushtet./Express/

    Data: 13 Tetor 2017 12:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera