Kthehu lart

Tensione në Selanik, banorët kërkojnë që Butaris të bëhet kryetar i Shkupit

Tensione në Selanik, banorët kërkojnë që Butaris të bëhet kryetar i Shkupit GazetaExpress

Një grup qytetarësh prej 70 vetë, janë mbledhur sot para ndërtesës së komunës së Selanikut dhe kërkuan dorëheqjen e kryetarit të komunës Janis Butaris, pas deklaratave të djeshme për riemërimin e aeroportit të Selanikut.

Protestuesit me parulla në duar thërrisnin: jep dorëheqje, të shkosh në Shkup dhe atje të bëhesh kryetar, tradhëtar. Në rezolutën e nënshkruar ata kërkuan që Butaris edhe publikisht të kërkojë falje./Gazeta Express/

    Data: 14 Shkurt 2018 14:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera