Kthehu lart

Të tjerë migrantë ilegalë në Tabanoc

Të tjerë migrantë ilegalë në Tabanoc GazetaExpress

Tentimet ilegale të migrantëve nga Lindja e Mesme, që e shfrytëzojnë Maqedoninë për të kaluar në Evropë, nuk kanë të ndalur.

Në mesditën e djeshme, policia kufitare në Tabanoc kapi pesë migrantë, të cilët ishin fshehur në një automjet transportues, që udhëtonte në lidhjen rrugore Greqi-Hungari.

Pas kapjes, katër afganët dhe një iranian janë intervistuar dhe janë dorëzuar në qendrën tranzitore në Tabanoc.

    Data: 16 Prill 2018 22:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera