Kthehu lart

Taravari “tallet” me banorët e Çajles, investon një reflektorë dhe thotë se banorët janë të kënaqur (FOTO)

Taravari “tallet” me banorët e Çajles, investon një reflektorë dhe thotë se banorët janë të kënaqur (FOTO) GazetaExpress

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari pasi ka investuar 2 reflektora në fshatin Çajle thotë se banorët e këtij fshati janë shumë të kënaqur.

” Në vazhdën e aktiviteteve të Komunës së Gostivarit për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe nxitjen e të rinjve për tu marrë me aktivitete sportive, në terrenin sportiv në Çajlë të Vjetër, u instaluan reflektorë.

Banorët e fshatit Çajlë shprehen shumë të kënaqur me këtë investim të Komunës së Gostivarit dhe thonë se tani ky terren sportiv është i kompletuar dhe do të mund ta shfrytëzojnë edhe në mbrëmjet e freskëta të verës kur zakonisht edhe të rinjtë preferon që të merren me aktivitete sportive” thuhet në komunikatën e komunës së Gostivarit. /Express/

    Data: 17 Maj 2018 15:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera