Kthehu lart

Taravari: Në vend që të shpifë, VMRO më mirë të lirohet nga kriminelët në radhët e veta

Taravari: Në vend që të shpifë, VMRO më mirë të lirohet nga kriminelët në radhët e veta GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 17:45

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Arben Taravari përmes llogarisë së tij në Facebook iu përgjigj VMRO-DPMNE-së, e cila në një pres-konferencë sot e akuzoi se ka ikur me pushime, ndërkohë që një 25-vjeçare paska vdekur në klinikën e Shkupit nga neglizhenca, transmeton Gazeta Express.

Taravari i ka quajtur akuzat të pavërteta, ka apeluar te VMRO-ja që t’i pastrojë radhët e veta nga kriminelët dhe hajnat dhe i ka thirrur që të ngrenë interpelancë për të, meqë, siç ka shkruar, “është koha”.

“Përshëndetje VMRO,

Jam këtu, në Gostivar dhe Shkup, çdo ditë në punë, asnjë ditë të vetme nuk kam qenë në pushim, vetëm për informim tuajin.

E dyta, tregoni cila është ajo paciente që ka vdekur nga helmimi i gjakut, a ka emër dhe mbiemër, nëse ka duhet të lajmërohen organet kompetente që të ndërmerren masa. Megjithatë edhe ju e dini se nuk ekziston rast i tillë.

E treta, ju nuk keni kredibilitet dhe relevancë që të flisni për etikë dhe moral, ju dëgjuam gjatë gjithë vitit se si keni montuar raste, keni arrestuar dhe keni vjedhur... në vend që të shpifni përralla për fëmijë, nisni të reformoheni dhe t’i pastroni radhët tua nga kriminelët dhe hajnat, sepse e di se edhe në mesin tuaj ka njerëz të ndershëm që duhet të jenë opozitë konstruktive.

Dhe krejt për fund, e pres interpelancën, është koha.

Sinqerisht,

Arben Taravari”, ka shkruar ministri në profilin e vet në Facebook./Gazeta Express/

    Data: 13 Gusht 2017 17:45
    Autori: GazetaExpress
    • Tërmet në Shkup 0

    Të tjera