Kthehu lart

Talat Xhaferi rrëfen momentet e 27 prillit

Talat Xhaferi rrëfen momentet e 27 prillit GazetaExpress

Në një intervistë për TV Dukagjinin , kretari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi ka treguar ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ku cak i protestuesve ishin deputetët e shumicës së krijuar parlamentare, pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar.

"Mbas asaj kohe unë nuk flas dhe nuk i kthehen 27 prillit, jam i përcaktuar në atë që janë përcaktimet e shumicës parlamentare për proceset reformuese. Fakt është që unë kam pasur komunikim me të gjitha mediat, por edhe me mediumit tuaj, sepse kjo ka qenë mënyra e vetme për me e mbajtë publikun të informuar për situatën dhe gjendjen fizike tonën brenda për brenda.", ka thënë Xhaferi.

Më tej ai vazhdon e thotë se nëse nuk do të veprohej në këtë mënyrë rrezikohej që qytetarët shqiptar të revoltuar të dilnin nëpër rrugët e kryeqytetit dhe pastaj të shfrytëzohej si preteks nga kreu i shtetit për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Për shkak se në një situatë të mos pasjes së informatës së saktë për statusin tonë ka mundur të jetë e keqpërdorur për qëllime tjera, duke inicuar daljen e qytetarëve shqiptarë shqiptarë rrugëve të Maqedonisë, në vençanti këtu në kryeqendër, mundeshte të shfrytëzohet si alibi për shçalljen e gjendjes së jashtë zakonshme nga kreu i shtetit", ka thënë Xhaferi.

Madje, Kryetari i Kuvendit, ka rrëfyer se pranë vetes në shumicën e momenteve kishte edhe kryetarin e Alencës për Shqiptarët, Ziadin Selën, i cili doli i plagosur.

“Tanë kohën në krahun e majtë, kam pas Selën, por në një moment duke komunikuar me dikë jashtë, kur kthehem nuk e shoh. Dhe nuk dinim më se çfarë ka ndodhur”, tha ndër të tjera Xhaferi.


    Data: 14 Nentor 2017 21:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera