Kthehu lart

Strukturat policore maqedonase po trajnohen nga rusët në Nish të Serbisë?

Strukturat policore maqedonase po trajnohen nga rusët në Nish të Serbisë? GazetaExpress

Në të ashtuquajturën “Qendër humanitare ruse-serbe”, së fundi janë kyçur edhe strukturat e sigurisë nga Maqedonia. Për ekspertët perëndimorë ky qenka sinjal për alarm, ngase për Shkupin zyrtar ky do të ishte një gabim i rëndë

Xhemal AHMETI

 Edhe struktura policore dhe të mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë tashmë janë pjesë gati e rregullt e programit serbo-rus, i cili fshihet pas logos “Qendra humanitare serbo ruse” në rrugën “Vozduhopllovaca” 1, të qytetit Nish. Qendra qëmoti është demaskuar si operatore për riformimin e rrjeteve të spiunazhit rus në Ballkan. Kjo është arsyeja se pse SHBA-të dhe qeveritë perëndimore kërkuan nga Serbia që ta mbyll nëse vërtetë aspiron për në BE.

Qendra jo se nuk mbyllet, përkundrazi ajo zhvillon aktivitete intensive në trajnim e dikastereve të ndryshme të Serbisë, Republika Serbska-s dhe Maqedonisë. Përpos kësaj paradokohe gazeta prestigjioze britanike “Guardian” erdhi me një hulumtim, nëpërmjet të cilit dokumente edhe stërvitjen e grupeve ekstreme fashiste si “Srbske čast” aty.

Po vërehet pjesëmarrja e Maqedonisë në këto struktura. Së fundi ata ishin pjesë e një programi për “koordinimin e situatave të jashtëzakonshme” në Akademinë e sigurisë civile të Moskës. Vetëm ata dhe serbët, askush tjetër nga rajoni”, na thotë një diplomat gjerman pranë BE-së që vëzhgon situatat e sigurisë në Ballkan. Aktivitetet e shërbimeve maqedone aty mirëpo raportohen edhe në faqen zyrtare të “RSHC”-së dhe a nuk ka gjasa që e gjithë zhurma të jetë spektakël pa bazë?

Jo”, na thotë diplomati dhe sqaron matej: “ne jemi të sigurt dhe e dimë saktësisht se është satelite e FSB – së ruse dhe agjenturave tjera të saja. Kjo shihet edhe në formën e trajnimeve ku kryesisht janë gjeneralë, policë, agjentë e plotë syresh që edhe kërkohen madje për luftërat ne Bosnjë dhe Kosovë”. Kjo del e vërtetë kur bastisë galerinë e fotografive të kësaj qendre – gjithë janë aty!Është kjo pjesëmarrje maqedonase në këtë “komplot anti-perëndimor” – siç quhet tashmë qendra nga shumica e vendeve përreth – mbetje nga koha e Gruveskit, apo edhe vetë kryeministri i ri proevropian Zaev bënë lojën e dyfishtë si serbët. Për të fundit thuhet sikur këtë “Qendër humanitare”, bashkë me rusët ta përdorin për “nxitjen, manaxhimin e trazirave në rajon dhe jashtë Serbisë”.

“Ashtu siç bënë në Mal të Zi, Maqedoni dhe tash në Kosovë”, është i bindur burimi ynë.

Qendra u bë publike më 25. prill të vitit 2012 me nënshkrimin e ministrit të atëhershëm të brendshëm I. Daçiç dhe ministrit për situata të jashtëzakonshme të federatës ruse V. A. Puçkov. Së fundi ishte zv/sekretari i shtetit amerikan Hoyt Brian Yee që kërkoi unanimisht nga Serbia të mbyll këtë qendër nëse donë të ecë drejt Europës e jo anëve tjera.

 Legjenda:

1 Njëri nga shënimet zyrtare të qendrës për pjesëmarrjen e Maqedonisë në to.

2 Grupi e kstrem nacionalist “serbska çast” trajnohet poashtu në atë qendër.

    Data: 19 Janar 2018 19:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera