Kthehu lart

Sistemi i kanalizimit në Komunën e Tearcës tregon mosrealizimin e premtimeve të Isen Asanit

Sistemi i kanalizimit në Komunën e Tearcës tregon mosrealizimin e premtimeve të Isen Asanit GazetaExpress

Projekti për ndërtimin e “Sistemit për kanalizim”, të premtuar si prioritet i dytë në programin zgjedhor “Bashkë ndërtojmë”, të kryetarit të Komunës nga BDI për Komunën e Tearcës, Isen Asani, tani kandidat në zgjedhjet lokalë në këtë Komunë, nuk është realizuar, transmeton Express.

Në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Tearcës, në pjesën “Projekte të ndryshme” ku janë vendosur projektet të përfunduara për secilin fshat në këtë komunë, nuk ka informacion për realizimin e këtij projekti, aq më pak për ndonjë procedurë ose informacion lidhur me fillimin për ndërtimin e sistemit të kanalizimit.

Në Llogaridhënien për 2014-2015, poashtu nuk ka një informacion për fillimin e aktiviteteve në terren për sistemin e kanalizimit në këtë Komunë, ose më pak, ndonjë pengesë eventuale në procedurat dhe përgatitjen e dokumentacionit për këtë projekt.

As në Biltenin informues për prill/maj 2017, në të cilin vendosën që të gjithë projektet e realizuara dhe aktivitete për këtë periudhë nuk ka informacion për fillimin e punëve ndërtuese në lidhje me kanalizimin e premtuat në Komunën e Tearcës.

Poashtu, me kërkimet në internet në bazën e të dhënave në mediume nuk gjetëm ndonjë lajm në të cilin flitet për punët ndërtuese në fshatrat e Komunës së Tearcës për sistemin të kanalizimit.

Ky projekt u vendos si i dyti për nga prioritetet në programin “Bashkë ndërtojmë”, ndërsa është vlerësuar si projekt i parealizuar edhe në hulumtimin e Prizmës për këtë Komunë, në të cilin për këtë projekt thuhet:

Projekti për ndërtimin e sistemit të kanalizimit për Komunën, i cili do të duhej që të përfundojë deri në vitin 2017, nuk është realizuar. Deri më tani është përpunuar vetëm dokumentacioni teknik për kanalizimet për vendbanimet e përfshira në projekt, me gjatësi prej 74 kilometrave. Vlera e investimit është mbi 10 milion euro, mjetet nuk janë siguruar. 

Edhe me kontrollin në teren konstatuam së nuk është bërë asgjë për fillimin e punëve ndërtuese për sistemin e kanalizimit në këtë Komunë.

Për shkak të argumenteve të thëna më sipër mund të përfundohet se premtimi i kryetarit të Komunës së Tearcës, Asani, për ndërtimin e “Sistemit për kanalizim”, është i parealizuar. /Express/

    Temat:
    Data: 13 Tetor 2017 11:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera