Kthehu lart

Sistemi AKMIS nuk ka funksionuar me vite, lëndët gjykatësve u janë shpërndarë në dorë

Sistemi AKMIS nuk ka funksionuar me vite, lëndët gjykatësve u janë shpërndarë në dorë GazetaExpress

Sistemi elektronik për sistemimin e lëndëve tek gjykatësit në Gjykatën Penale nuk funksionon me vite. Alsat M jozyrtarisht ka mësuar një pjesë të parregullsive që Komisioni për drejtësi ka vërtetuar pas analizës së sistemit AKMIS në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Në këtë gjykatë ka ekzistuar një praktikë ku lëndët gjykatësve u janë dhënë në dorë. Keqpërdorime ka pasur edhe tek lëndët për paraburgim. Sistemimi se për cilin paraburgim cili gjykatës do të vendosë është bërë në dorë dhe është tejkaluar sistemi automatik. Jozyrtarisht keqpërdorime me udhëheqjen e penales, Komisioni nuk ka konfirmuar tek u.d kryetari, Stojançe Ribarev, ndërsa dyshime për manipulime me sistemin AKMIS ka tek paraardhësit e tij. Para se Ribarev të ulet në kolltukun e kryetarit, në krye të Gjykatës Themelore Shkupi 1 ishin gjykatësit Tatjana Mihajlova dhe Vladinim Pançevski. Pikërisht Pançevski është nën hetim të Speciales për keqpërdorim të sistemit AKMIS, prej ku dyshojnë se ai ka kurdisur lëndë. Prokuroria Speciale Pançevskit ia konfiskoi telefonat si dhe ka kryer bastisje personale dhe bastisje të shtëpisë së tij. Ish kryetari i gjykatës për Alsat M mohoi akuzat në adresë të tij.

    Data: 12 Tetor 2017 10:09
    Autori: GazetaExpress
    • Maqedoni, koalicionet e fitores?

      Maqedoni, koalicionet e fitores? 0

    Të tjera