Kthehu lart

Sindikata e pavarur e policisë, ankesa për kursistët

Sindikata e pavarur e policisë, ankesa për kursistët GazetaExpress

Sindikata e Pavarur e Policisë në shenjë revolte adresoi disa kërkesa të hapura ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas tyre, rreth 600 persona që me sukses e kaluan testin e policisë, janë vetëm stazhistë dhe ende jo të punësuar. 

Martin Efremov, Kryetar i Komisionit të Praktikantëve tha se për këta kandidat ende nuk është siguruar as uniformë zyrtare e policisë. Ai kërkoi gjithashtu që MPB të dëmshpërblej praktikantët për këta muaj të humbur. 

Sindikata e Policisë nuk e la pa i përmendur as rastin që trajtoi televizioni Alsat, duke kërkuar urgjentisht nga Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, që të pranojë në punë kandidatët të cilët kanë mbaruar trajnimin dhe ende nuk janë thirrur në punë.

    Data: 17 Maj 2018 18:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera