Kthehu lart

Shtyhet seanca për rastin “Monstra”, PSP-ja kërkon ta merr lëndën nën kompetencë të saj

Shtyhet seanca për rastin “Monstra”, PSP-ja kërkon ta merr lëndën nën kompetencë të saj GazetaExpress

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka kërkuar që ta merr në përgjegjësi të saj rastin “Monstra”. Seanca e sotme është shty për më 17 prill.

Shkaku i shtyrjes është mosardhja e prokurorit publik, ndërsa arsyeja mund të jetë fakti se PSP-ja ka kërkuar që ta merr këtë lëndë.

Lënda i është dorëzuar kësaj prokurorie e cila ka shtatë ditë kohë për t’u deklaruar nëse lënda bie në kompetencë të saj.

Në këtë lëndë, gjashtë persona u dënuan me burg të përjetshëm, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, në Shkup.

    Data: 14 Mars 2018 12:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera