Kthehu lart

Shtetasit e Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza për në Kinë

Shtetasit e Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza për në Kinë GazetaExpress

Së shpejti shtetasit e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa viza në Kinë. Republika e Maqedonisë dhe Republika Popullore e Kinës do të nënshkruajnë një marrëveshje për lehtësimin e dukshëm të udhëtimit ndërmjet dy vendeve.

Propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet dy qeverive të të dy vendeve u miratua në mbledhjen e Qeverisë.

Gjithashtu, në takim u pranua edhe propozimi për fillimin e një procedure për kryerjen e negociatave për nënshkrimin e një marrëveshje për pezullimin e përkohshëm të njëkohshëm të vizave afatshkurtra për qytetarët e Republikës së Ukrainës, Federatës Ruse, Azerbajxhanit dhe Kazakistanit.

    Data: 14 Mars 2018 09:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera