Kthehu lart

Shqipja në Maqedoni/Bushati: Rusia po sulmon shqiptarët me “Fake News”

Shqipja në Maqedoni/Bushati: Rusia po sulmon shqiptarët me “Fake News” GazetaExpress

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratës së ministrisë së Jashtme ruse, e cila tha se deklaratat e Ramës për miratimin e gjuhës shqipe në Maqedoni provokojnë marrëdhëniet ndëretnike.

Ministria për Europen  dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka reaguar menjëherë pas deklaratave të ministrisë  së Jashtme  të Rusisë, e cila ka theksuar  se deklarata e kryeministrit Edi Rama për miratimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, provokojnë marrëdhëniet ndëretnike.

Me anë të një reagimi në rrjetin social Twitter, ministria e Jashtme e Shqipërisë shkruan se  Shqiperia mbetet i interesuar për krijimin e një harmonie etnike, stabilitet dhe perspektivën  euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

Ministri shkruan se shpreh keqardhje për keqinterpretimet e ministrisë së Jashtme të Rusisë që i kanë bërë deklaratës së Kryeministrit Rama.

“Në përgëzojmë miratimin e ligjit pasi ajo përmbush një nga angazhimet sipas marrëveshjes së Ohrit”-nënvizohet në reagim.

Deklarata e Rusisë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar sot për deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama më 14 janar, sipas të cilit Partia Socialiste ka kontribuuar për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe kontributin vendimtar të kësaj partie për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Ministria e Jashtme ruse thotë se këto deklarata konfirmojnë  qëllimin e zt.Rama që të vazhdojë të promovojë Platformën famëkeqe të Tiranës, të cilën ai ndihmoi për ta hartuar.

    Data: 19 Janar 2018 19:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera