Kthehu lart

Shkupi me aksionin “Ushqe 1000”

Shkupi me aksionin “Ushqe 1000” GazetaExpress

Aksioni më masiv për dhurim të ushqimit – “Ushqe 1000”, me rastin e shënimit të ditës botërore për luftë kundër urisë – 17 tetori do të promovohet sot në Shkup, transmeton Express.

Qëllimi i këtij aksioni, është nxitja e solidaritetit, si dhe ngritja e ndërgjegjes shoqërore për dhurim të ushqimit të atyre të cilët kanë më së tepërmi nevojë, çdo ditë.

Organizatorë të aksionit janë Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe Lëviz gishtin –
organizata “Eja Maqedoni” dhe nga shoqata civile për ndihmë të të pastrehëve
dhe personave të rrezikur social “Mirësi”./Express/

    Data: 13 Tetor 2017 11:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera