Kthehu lart

Shkup/Digjet në piceri në Q.T. “Çairçanja”

Shkup/Digjet në piceri në Q.T. “Çairçanja” GazetaExpress

Sot në mëngjes rreth orës 04:00 në Njësitin për Informim në Shkup nga ana e një kalimtari të rastësishëm është paraqitur se në Qendrën Tregtare “Çairçanja”, në rrugën “Cvetan DImov” është shkaktuar zjarr në një piceri, informon Policia.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e Brigadës Kundër Zjarrit, ndërkaq sipas Policisë persona të lënduar nuk ka, por piceria tërësisht është djegur.

Po ndërmerren të gjitha masat për konstatimin e arsyeve për zjarrin./Portalb

    Data: 16 Prill 2018 19:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera