Kthehu lart

Shkup, 11 aksidente komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Shkup, 11 aksidente komunikacioni gjatë ditës së djeshme GazetaExpress

Gjithsej 11 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së fundit në rajonin e SPB Shkup. Në një prej tyre, më rëndë është lënduar një person, në katër lëndime të lehta trupore kanë marrë pesë persona, ndërsa gjashtë aksidente kanë kaluar vetëm me dëm material.

Siç informon MPB-ja, dje policia ka zbuluar dhe sanksionuar pesë shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 11 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, si dhe 13 persona të cilët e kanë drejtuar automjetin me skadim të afatit të lejes së qarkullimit. Janë sanksionuar edhe katër shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, një shofer për shkak të rreshtimit jo adekuat dhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta. Janë takuar edhe 51 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Nga MPB-ja informojnë edhe se me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 57 automjete./Gazeta Express/

    Data: 13 Tetor 2017 09:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera