Kthehu lart

Sela: Me Nevzat Bejtën kryetar? Çdo dy muaj në ‘Fiks Fare’

Sela: Me Nevzat Bejtën kryetar? Çdo dy muaj në ‘Fiks Fare’ GazetaExpress

Të pranishmëve u është drejtuar kandidati i Arben Taravarit, duke u shprehur modest se të kërkojë votë për veten, është e pandershme, por ajo që kërkoi të votohet është lista e këshilltarëve, duke votuar numrin 9, me arsyen se skuadra, gjegjësisht lista e këshilltarëve janë njerëz të kompletuar intelektualisht dhe familjarisht.

Të pranishmëve u është drejtuar edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ai në mes tjerash ka theksuar se nëse më 27 prill u munduan të na vrasin, ju lutem që më 15 tetor mos na vrisni për së dyti duke mos e votuar Arben Taravarin. Ai ka thënë se Aleanca do t’i fitojë zgjedhjet prej Likove e deri në Strugë. Ai ka thënë se ASH dallon nga të tjerët, duke numëruar sukseset dhe kontribuar që gjuha shqipe të bëhet zyrtare dhe kryekuvendari të jetë shqiptar. Sela ka ironizuar kryetarin aktual të tanishëm, Nevzat Bejtën, duke u drejtuar të pranishmëve se me gjithë këtë civilizim dhe gjithë këta njerëz të sferave akademike, me kryetar Nevzat Bejtën çdo dy muaj mund të dalim te ‘Fiks Fare’. Më 15 tetor votoni njerëzinë, dinjitetin, mençurinë, që ka Arben Taravarin. Bëni ç’mos që Bejta të bëhet një humorist sepse ia del ai, ka shtuar Sela.

    Data: 13 Tetor 2017 08:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera