Kthehu lart

Samiti në Sofje, mbështetje e BE-së për Ballkanin

Samiti në Sofje, mbështetje e BE-së për Ballkanin GazetaExpress

Bashkimi Evropian mbetet partneri më besnik i gjithë Ballkanit Perëndimor, ndërsa integrimi i vendeve të këtij rajoni është prioritet për BE-në.

Kështu tha Presidenti i Këshillit Evroian, Donald Tusk i cili theksoi se në samitin e Këshillit Evropian do të merren vendime konkrete për zgjerimin e BE-së, për shkak se vendet kanë arritur progres.

"Nuk shoh të ardhme tjetër për Ballkanin Përendimor përveç BE-së, nuk ka plan B. Ballkani Perëndimor një pjesë integrale e BE-së dhe i përkasin komunitetit tonë. Duhet të pritni vendime konkrete ne qershor" – deklaroi  Donald Tusk, President i Këshillit Evropian.

Duke mos komentuar çështjen e emrit, Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani shprehu mbështetje për vendin por theksoi se akoma ka shumë punë deri në anëtarësimin në BE. Ndërsa sipas tij, ka mundësi që Serbia e Mali i Zi të anëtarësohen deri në vitin 2025.

"Ne duhet të punojmë shumë me IRJM-në dhe Shqipërinë. Dialogu është i hapur por duhet të punojmë shumë, që të vijnë në pozicione si Serbia dhe Mali i Zi" – tha Antonio Tajani, President i Parlamentit Evropian.

Mikpritësi i Samitit, kryeministri bullgar Bojko Borisov ndërkaq tha se BE-ja nuk duhet të ketë frikë nga zgjerimi me këtë rajon i cili për nga ekonomia është sa Sllovakia ndërsa për nga popullsia sa Romania.

"Rezultati i vetëm i BE-së është se jemi të unifikuar dhe dje në mëngjes ndjeva se fuqia e BE-së është në unitet. Jam i lumtur për një numër marrëveshjesh që nënshkruam me Ballkanin Perëndimor" – tha kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov.

Përmes një deklarate të përbashkët, Bashkimi Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë konfirmuar në Samitin e Sofjes përkushtimin dhe vendosmërinë për të ardhmen evropiane të rajonit. Me çrast BE-ja veç tjerash do të mbështet angazhimin e Ballkanit Perëndimor për të përforcuar më tutje marrëdhëniet fqinjësore të mira, qëndrueshmërinë rajonale dhe bashkëpunimin e ndërsjellë./Alsat-M

    Data: 17 Maj 2018 16:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera