Kthehu lart

Ruzhin: Greqia nuk do ta pengon Maqedoninë në Këshillin e Evropës

Ruzhin: Greqia nuk do ta pengon Maqedoninë në Këshillin e Evropës GazetaExpress

Profesori universitar Nano Ruzhin ka thënë se rekomandimi pozitiv për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian do të nënkuptoje edhe marrjen e një date për nisjen e bisedimeve, transmeton Almakos.

“Vet fakti se po mbisundon një ndjenjë e besimit midis Athinës dhe Shkupit dhe rritja e numrit të takimeve bilaterale të ministrave dhe kryeministrave janë njëri prej argumenteve që bazohet në optimizmin se Greqia kësaj here nuk do ta bllokoje Maqedoninë në marrjen e datës për nisjen e bisedimeve”, ka thënë Ruzhin.

Ai shtoi se njëra prej kapitujve për të cilat do të bisedohet me BE-në për futjen e Maqedonisë në organizatën ndërkombëtare do të jetë edhe çështja e emrit.

“Maqedonia është një befasi e këndshme pas ndryshimeve nga qershori i vitit të kaluar, sidomos me faktin se Maqedonia i përmirësoi raportet me fqinjët dhe është duke bërë reforma intensive në shtet”, sqaroi profesori.

Sipas tij, tashmë edhe në kuluaret po bisedohet se Greqia nuk do ta bllokoje Maqedoninë.

“Këtu gjithsesi ndikojnë edhe ngjarjet gjeopolitike që po ndodhin në rajonin më të gjërë, por edhe dëshira e BE-së që ta mbyll rrethin e shteteve aspirante për BE”, theksoi Ruzhin./Gazeta Express/

    Data: 17 Prill 2018 12:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera