Kthehu lart

Rrëmbehet një vajzë 18 vjeçare nga Tetova

Rrëmbehet një vajzë 18 vjeçare nga Tetova GazetaExpress

Dje një vajzë njëzetvjeçare nga Tetova është rrëmbyer nga ana e një tetovari 38-vjeçar i cili e ka rrëmbyer nga shtëpia e saj, ndërsa nënën e saj e ka sulmuar fizikisht.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se rastin në polici është denoncuar nga nëna e saj F.S. sipas së cilët 38-veçari D.K. rreth orës 19 ka ardhur në shtpinë e tyre dhe me dhunë e ka rrëmbyer vajzën dhe kur nëna e saj ka tentuar t’i kundërshtohet, ai e ka goditur dy herë në kokë dhe me dhunë e ka futur vajzën E.S. në automjet dhe e ka dërguar në shtëpinë e tij.

Pas masave të ndërmarra, D.K. dhe E.S. janë gjetur dhe dërguar në SPB Tetovë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe po punohet në ndriçimin e rastit.

    Data: 14 Mars 2018 11:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera