Kthehu lart

Rrihet me boks hekuri 21-vjeçari nga Gostivari

Rrihet me boks hekuri 21-vjeçari nga Gostivari GazetaExpress

Dje rreth orës 16.30 minuta, personi T.T. 21-vjeç nga Gostivari, ka paraqitur se duke lëvizur me motoçikletën e tij në rrugën prej fshatit Çegran në drejtim të Çajles, dy persona me motoçikletë, e kanë sulmuar dhe kanë filluar ta rahin me boks hekuri, dhe me gjësende prej druri duke e rrahur në pjesën e kokës dhe trupit ku i kanë shkaktuar edhe lëndime të dukshme trupore.

Dy orë më vonë, në prezencë të prindërve të tyre, janë privuar nga liria dy minorenët e moshës nën 18-vjeçe nga Çegrani, për shkak të dyshimit të involvimit të mundshëm në sulmin ndaj T.T.

Janë duke u marrë të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit dhe gjitha detajeve në veçanti. /Express/

    Data: 17 Maj 2018 15:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera