Kthehu lart

Revoltohen banorët e Kondovës: Ministrat erdhën vetëm për t'u fotografuar

Revoltohen banorët e Kondovës: Ministrat erdhën vetëm për t'u fotografuar GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 15:16

Mali mbi fshatin Kondovë të Komunës së Sarajit mbrëmë vone është përfshirë nga flakët. Zjarri përhapej në drejtim të fshatit duke rrezikuar kështu edhe shtëpit. Edhe banorët janë kyçur dhe po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit i cili për shkak të erës që fryen po përhapet me shpejtësi të madhe.

Sipas portalit Almakos, shumë banorë të Kondovës dhe të komunës së Sarajit kanë kritikuar ashpër mosprezencën e autoriteteve kompetente për shuarjen e zjarrit në momentet kyçe teksa ata luftonin me zjarrin, madje ata kanë thënë se vetë kondovasit së bashku me banorët e tjerë të Sarajit kanë arritur të parandalojnë zjarrin e madh me forcat e tyre, ndërsa pasi është shuar thuajse tërësisht, disa ministra të BDI-së, së bashku me kreun e Komunës së Sarajit po ashtu nga radhët e BDI-së, kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të realizuar fotografi para mediave.

“Eshtë tragjike dhe irrituese se si fuksionarët e BDI-së nuk vijnë të ndihmojnë kur ishim më në zor, por erdhën në momentet e fundit pasi u shua zjarri vetëm për fotografi”, tha banori S. I, nga Kondova për Almakos.

    Data: 13 Gusht 2017 15:16
    Autori: GazetaExpress
    • Tërmet në Shkup 0

    Të tjera