Kthehu lart

Reshje të borës në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, dukshmëri e zvogëluar në disa vende

Reshje të borës në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, dukshmëri e zvogëluar në disa vende GazetaExpress

Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit, por nuk shtresohet nëpër rrugë.

Dukshmëri e zvogëluar prej 50 deri më 100 metra ka në drejtimet rrugore Lisec – Kodra e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Gjavato dhe Pletvar, informojnë nga LAMM.

Në rrugët jashtë mjediseve urbane intensiteti i komunkacionit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

    Data: 12 Janar 2018 21:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera