Kthehu lart

Refuzohet ankesa e kandidatit të pavarur për kryetar komune

Refuzohet ankesa e kandidatit të pavarur për kryetar komune GazetaExpress

Gjykata administrative e refuzoi ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të komunës Çuçer Sandevë, Goran Çekalloviq,

Kandidatura e tij nuk kaloi te Komisioni zgjedhor komunale dhe gjykata vendosi se ankesa e tij është e pabazë Çekalloviq nuk e ka plotësuar në tërësi procedurën, gjegjësisht, nuk e ka paraqitur në afatin e caktuar xhiro-llogarinë e veçantë, që është kusht që një person të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Maqedoni.

Duke pasur parasysh se afati për paraqitjen e kandidatëve të pavarur kaloi, ndërsa gjykata nuk e pranoi ankesën e tij, nëse nuk merr përkrahje nga ndonjë parti politike ai do të mbetet jashtë garës për kryetar komune. Në këtë komunë janë paraqitur madje katër kandidatë të pavarur për kryetar komune.

    Data: 13 Shtator 2017 20:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera