Kthehu lart

Rebalanci i buxhetit pret dekretimin, Ivanovi në pushim

Rebalanci i buxhetit pret dekretimin, Ivanovi në pushim GazetaExpress

Rebalanci i buxhetit të Maqedonisë, i cili u votua në Kuvend, tashmë gjashtë ditë pret nënshkrimin nga presidenti Gjorge Ivanov dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare që të hyjë në fuqi.

Nesër është afati i fundit në të cilin Ivanovi duhet ta vë nënshkrimin, ndërsa nëse afati skadon, duhet me shkrim ta njoftojë Kuvendin për arsyet pse s’e ka bërë atë.

Sipas informatave jozyrtare, Ivanovi gjendet në pushim, edhe atë jashtë shtetit, por pritet që të kthehet me kohë për të dekretuar rebalancin.

Me ndryshimet në buxhet institucionet shtetërore do të kenë 47 milionë euro më pak për të shpenzuar./Gazeta Express/

    Data: 13 Gusht 2017 10:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera