Kthehu lart

Rasti “Monstra”/ ZAEV: Drejtësia do të arrijë përmes procedurave adekuate

Rasti “Monstra”/ ZAEV: Drejtësia do të arrijë përmes procedurave adekuate GazetaExpress

Mariglen Demiri nga subjekti Levica e pyeti kryeministrin Zoran Zaev nëse ende qëndron në deklaratën se personat e dënuar në rastin “Monstra” janë të pafajshëm dhe nëse do të bëjë presion që ky rast të zgjidhet, shkruan gazeta Lajm.

Përgjigja e Zaevit nuk ka qenë e prerë si në kohën kur ishte në opozitë, mirëpo megjithatë ka premtuar se edhe për këtë rast do të ketë drejtësi.

“Gjykata nuk ka presion prej askujt dhe ky është fakt, tani pushteti ekzekutiv që i ka mekanizmat nuk e bën një gjë të tillë. Kjo pyetje është për gjyqësorin dhe nuk më takon mua të tregoj se si duhet të zgjidhet. Opinioni me vëmendje i përcjell të gjitha proceset edhe kundër Zaevit edhe kundër Gruevskit. Edhe si politikan edhe si kryetar i opozitës së atëhershme bëra mjaft përmes projektit E vërteta për Maqedoninë. Drejtësia edhe në këtë rast do të arrijë përmes procedurave adekuate”, deklaroi Zaev në emisionin “Otvoreno” në TV 24.

    Data: 13 Shtator 2017 21:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera